Derek Walcott
Kalendari poetik: Derek Walcott (1930-2017)
Është një ishull-shtet, që quhet Saint-Lucia (rreth 180 mijë banorë) në Antilet e Vogla, në mes të Karaibeve dhe oqeanit Atlantik; atje u lind më 23 janar 1930 Derek Walcott; dramaturg dhe poet i njohur. Walcott është fitues i çmimit Nobel për letërsi në vitin 1992. Përzgjodha këtë shqipërim prej poezive të tij:
PËRFUNDIMET
Gjërat që nuk shpërthejnë,
mehen, çngjyrosen,
si dielli prej trupave çngjyroset,
si shkumë e detit jep shpirt në breg,
edhe rrufeja shkrepëtitëse e dashurisë
s’ka ndonjë fund shungullues,
vdes me tingull lulesh
që zbërdhylen, si trupat,
si shtufi nën shkëmbij shtrydhet
gjersa merr trajtën e fundit
gjersa mbetemi vetëm me heshtjen
brenda kokës së Beethoven-it.
© shqipëroi Maksim Rakipaj