Poezi nga Shazim Mehmeti
GJENDJE
(dialog *poetik?… me veten)
-Me ç’merresh? Ç’punë bën, mik?
-Tymos, thith, pi cigare.
-Seriozisht, po të pyes.
-Seriozisht t’përgjigjem.
-Seriozisht m’përgjigjesh?
-Po, po. Veç cigares,
rrëkëllej edhe ndonjë gotë.
-Por, atë pak kohë që t’mbetet,
si e harxhon?
-Fare lehtë.
Flej ngapak,
ngapak bëhem pëllumb,
i hip mendjes fluturoj,
meditoj ngapak, sodis,
ngapak kërkoj mënyrë
si ta vras të nesërmen…