Poezi nga Alma Zenellari

 
Poezi nga Alma Zenellari
 
 
DEDIKIM
 
Ke natën ftohtë e vogla ime
se dimri erdhi kaq papritur
ti do më thua pse merakosesh,
tani jam vajzë e rritur
 
Ti je larg meje stë them dot eja
kaq kohë s’të shoh me sy
do doja qiellit t’i rrëmbeja
një shportë me yje të t’i sjell ty
 
Mos u çudit e mira ime
dhe mami ndien mall
Për mua mbetesh një rreze dielli
zhytur thellë shpirtit më mban gjallë.
 
Për mua mbetesh vogëlushka
me fjongot përmbi flokë
lulesë e brishtë që ngadalë rritesh,
me rrënjët thellë në tokë.
 
Ke natën ftohtë e vogla ime
tani je vajzë e rritur,
Por unë për ty prapë merakosem,
se “dimrat” vijnë papritur.
 
 
O BOTË!
 
O botë,
Më ler ta pikturoj shpirtin tënd të zymtë,
Me ylberin e buzëqeshjeve të mia.
Që toka të kuptojë se është koha të pjek farërat e luleve
Për t’i derdhur lëndinave.
Më ler të fal një rreze nga shkëlqimi i syve të mi
Që ti të mos mbetesh e shkretë
Por pemët të fillojnë të mbështillen me gjelbërim,
Dhe t’u tregojnë sytheve të mos kenë frikë të nxjerrin kryet.
Që edhe zogjtë të kuptojnë se është koha,
të prekin qiejt me sqep,
dhe me krahët e tyre të shkundin retë.
 
O botë,
Më ler të fal një tingull nga melodia e zërit tim,
Që ti të mësosh si thurren këngët,
Si përhapen simfonitë dhe kthehen stinë,
Dhe çdo stinë ka tingullin e saj.
Pranoje një trokitje nga rrahjet e zemrës sime
Që nga trokthi i saj damarët e tu të zgjohen
Duke thirrur “ jetë”.
Mësoje pra gjuhën e ëndrrave
Dhe duaji…
Mos kërko të tjera flijime,
Deri ditën kur Zoti mbi çatinë e botës të trokas
Dhe ti të kujtohesh
se marrëzia jote, përjetësisht s’mund të zgjas !

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s