Poezi nga Lumo Kolleshi

 
Poezi nga Lumo Kolleshi
 
 
PROPOZIM PËR NJË LIGJ NË KOHË BORE
 
Të gjithë burrave të shteteve
(Me përjashtim të ndonjë burreci
Apo të quajtur ” burrë shteti” aksidentalisht)
Ju propozoj një ligj,
Një ligj ku të ndalohet bërja e burrave prej bore.
Deri kur do të na shkelen të drejtat tona burrërore?
Në vend të syve na ngjisin dy thëngjij a copa bloze,
Në vend të hundës një çomangë a një karotë,
Pastaj na ndezin dhe një cigar në publik
Dhe ikin të kënaqur,
Duke na lënë fare pa duar,
Pa gjë poshtë,
Na ngjeshin pas koke një lopatë
Dhe,
Si gëzohen,
Me shkrirje na dënojnë.
 
 
I DEHUR
 
Mbaj mend,aq sa mund të mbajë një i dehur,
Një djalë i ri më çoi në shtëpi.
Nuk kisha me askënd llokanet për t’i shkrehur
Dhe me veten s’bëja dot një marrëzi.
 
Fjeta sesi fjeta, gjumë i trembur,
Gjumë që vetëm gjumë nuk ishte kurrsesi,
Ca gurë më kot një daltë kishte gdhendur,
Ca gurë të tjerë radhën prisnin gjithsesi.
 
Gur mbi gurët isha edhe unë,
I dehuri veç gur mundet të jetë.
Ju them me bindje:dehjen nuk do ta kuptoni kurrë,
Ku vuan një zemër,veç aty ka jetë.
 
 
FATI IM
 
Kur mora fatin tim për dore,
Dimër ishte.
Që kishte ngrirë përreth,
S’më tha një fjalë askush.
Tërë jetën ia lexoj romanin “Akull, rrezik rrëshqitje”*
E fatit mendjen dot nuk ia mbush.
 
* Shkrimtar gjerman
 
 
NË STINËN E LOTIT
 
Ju them,prej dhimbjes,kam arritur në stinën e lotit;
Në të gjitha stinët e tjera hyn e del,
Për shembull:rri para televizorit,
Loti më bie në pus dhe një shumësi lotësh më varen në çengel.
 
Fjala vjen, një vajzë me tumor,
I ka prerë flokët,sa më shkurt,nuk ka…
I përlotur jam e s’kam humor,
Dashuritë e dhimbjet i kam vërtet kaq të mëdha.
 
Dhe kur kjo vajzë arri t’ia dalë
Kimioterapisë më të vështirë,
Në rreshtin e fjalëve vë veç një kryefjalë:
Bota u bëftë me një zemër më të mirë!
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s