Kalendari poetik: Giuseppe Ungaretti (1888-1970) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Giuseppe Ungaretti
 
Kalendari poetik: Giuseppe Ungaretti (1888-1970)
 
Më 8 shkurt është data e lindjes së Xhuzepe Ungareti-t. U lind në Aleksandri (Egjipt), ku i ati punonte në hapjen e kanalit të Suezit. Familja e tij qe me prejardhje nga Luka (Lucca, Toscana). Ishte poet, shkrimtar, përkthyes e akademik italian dhe përfaqësues i rrymës së hermetizmit.
Disa kohë punoi në një revistë në Paris, bashkë poetin francez Zhak Prever. Në vitin 1954 qe fare pranë fitimit të çmimit Nobel. Kam shkruar edhe herë të tjera për Ungaretti-n, kam shqipëruar jo pak prej tij. Sot në 134 vjetorin e lindjes së poetit, përzgjodha këtë poezi:
 
PËRKUJTIMORE
 
Quhej
Mohammed Shehab
Pasardhës
emirësh endacakë
u vetvra
sepse s’kishte më
atdhe
 
U dashurua me Francën
dhe ndryshoi emrin
 
U vetquajt Marsel
por nuk qe francez
dhe nuk dinte më
të jetonte
në çadrën e të vetëve
ku recitohet Kurani
ku shijohet kafja
 
Nuk dinte
ta shprehte
këngën
e braktisjes së tij
 
E shoqërova
bashkë me pronaren e hotelit
ku banonim
në Paris
nga Rue des Carmes numur pesë
nëpër një rrugicë tatëpjetë
 
Prehet tani
në varrezat d’Ivry
në një lagje që ngjan
gjithmonë
si një ditë pas mbarimit të panairit
Dhe ndoshta
vetëm unë e di
që ka jetuar
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

One thought on “Kalendari poetik: Giuseppe Ungaretti (1888-1970) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s