Poezi nga Ilir Paja

 
Poezi nga Ilir Paja
 
 
PLAZH I DIMËRUAR
 
Deti griron vetmi të madhe.
Dallgët krenohen kreshpëruar kujtime.
Në plazhe era shtrihet si nudo e njeriut të verës.
Në breg kujtimet thinjen shkulme të bardha
Shenjtërimi. Dhe thellësi dhembjesh.
 
Një çadër ngjyrash e dehur dhe pse zbehur
Nga ngrohtësi përvëluese dielli.
Josh një re, mërzi qielli të zbresë pëlhurë gruaje.
Me një gjurmë këmbe si prej Robinsoni.
Një vrapues vetmitar djersin më shumë se deti.
Era hesht një çast…ofshamë horizonti prej burri.
 
Qielli ka mbledhur galloshet e reve.
Vetminë e detit në dimër e mban zgjuar plugu erës.
Unë aty një kujtim që s’i jepem dallgës.
Plot mall mbledh detin në rrjetën e peshkatarit.
Pa e hipur, hedhur brenda varkës.
 
Tani gririmi zbret më shpejt mbi rërë se nata.
Kujtimet në thellësi joshin pulëbardhat.
Zëri detit tani është mbëritje e çdo horizonti.
Dimërimet në plazh mbeten pa e prekur trupin.
Pas puthjes me erën dhe detin në mërzi.
 
 
Grua
 
Në sy e tu lundrojnë të gjithë heroizmat
E një burri.
Gjinjtë e tu ngritur
Nga të gjitha erërat, pasi fjetën
Mbi dallgët e burrit.
Mbi fushën me pranverë.
Që u kacavirën
Në rrëshirën e prekjeve
Pasi lanë pyejt pas.
Vetë qielli ka butësinë e tyre.
Mbledhur grusht brenda duarve
Të mia.
Në buzë të është ulur
Njomështia e mëngjesit
Dhe dielli agut kundërmon
Si ëmbëlsirë aty…mbërrin
puthja ime.
I gjithë trupi yt një plazh rënor.
Dielli tundohet mbi barkun tënd.
Unë burri mbetem fëmija yt…
Ngrihem erë të të përkëdhel .
Trupi yt është shpirti im
Për të mos vdekur pa përjetësinë.
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s