IMЀ / Poezi nga Ajne Iberhysaj

 
Poezi nga Ajne Iberhysaj
 
 
IMЀ
 
I kujtoj gjurmët e fjalëve memece
Në avujt e verës i përpij gotë pas gote
Çdo gllenkë përpin etjen
Në çdo gotë të ndiej më shumë pranë vetes
Sekretet rinore si kodet e mesjetës
Çapitem këtë natë me ty
Hijet tona enden në rrugët e zhurmshme
Ca medime inkadeshente më godasin
Gllenkë pas gllenke vij më pranë teje
Buzët i ngrohin netët e kurmit tonë.
 
Një gotë vere dua të rrokullis në këtë qytet të lashtë.
Kalorës i dehjes mbete… gjithmonë.
 
Ky qytet i lashtë, sa vetë dashuria e fjalës
Ca mendime inkadeshente më godasin
në këtë natë pafund dua ta mund
Apologji e heshtjes dhe dhimbjes
Gjithmonë të fshehur me hijen mbetem.
 
Qytet, i lashtë sa vetë dashuria e fjalës
Disa ndjenja nuk thuhen dot me fjalë
Disa fjalë mbesin në shpirt të verbëra
Veç gurët e rrugicave njohin fjalën “oh”
“Imè”, çdo herë më bën të kthehem në qyetin Elbasan.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s