Duke mbajtur një sy tek ata në pushtet- Poezi nga Niels Hav / Përktheu në shqip: Kujtim Morina

 
Poezi nga Niels Hav
 
 
Duke mbajtur një sy tek ata në pushtet
 
A nuk e vini kështu poezinë
nën vargonj- ti je nën arrest
Poezia nuk u bindet urdhrave
Poezia nuk bëhet e mirë në qelitë
e izolimit,
Ajo endet ne lagjen e periferive
rrëmon në hedhurinat e njerëzve
Poezia është armë
Poezia është mosbesuese ndaj ligjit dhe
gjykatave
ajo beson në një drejtësi më të lartë
Ajo hyn në debat me çdo kalimtar
i ndërhyn bosit të një kompanie
duke i bërë akuza të rënda
Nuk tregon respekt. Ka erë të rëndë
mut & trëndafila
Poezia pret me kënaqësi në radhë për një
bubullimë.
Poezia e kalon natën në vetmi
dhe ekstazë të egër
poezia sillet vërdallë në aeroporte
dhe në bordet e tejmbushura të trageteve
poezia është më së shumti politike
por e urren politikën
poezia është nevrike,
por flet vetëm në raste të rralla.
Poezia e prish festën
Poezia është gati të heqë xhaketën
dhe t’ ju takojë jashtë
Poezisë gjithnjë
i hipin kacabunjtë.
 
 

Përktheu në shqip: Kujtim Morina

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s