Joaquin Sabina
Kalendari poetik: Joaquìn Sabina 12 shkurt 1949
Sot, më 12 shkurt, ka datën e lindjes Joaquín Ramón Martínez Sabina, kantautor dhe poet spanjoll, që gëzon popullaritet të madh në vendet spanjishtfolëse. Kam disa poezi prej tij, por sot po sjell poezinë që më pëlqen më shumë:
MURI I BERLINIT
Ai tipi që tani luan golf, ta kishe parë dje
Si gërthiste “yankie go home” dhe parrulla të tjera të Fidelit.
Sot në zyrën e tij mban një copë gur nga muri i Berlinit.
Po ai që adhuronte moralin alla sovjetik,
Për 14 % do ta mdryshonte mendimin për pushtetin.
Qysh kur Hollivudi u lidh me metronë e Moskës.
Vdiq Rasputini, mbaroi Lufta e Ftohtë
Gastronomia rroftë!
Dhe nuk di të qaj a të qesh
Kur shikoj Rambon në Bukuresht
Që llullën e paqes thith për qef.
Ai që guerrilasit me dinamit nëpër mure vizatonte
I ngrihet kolesteroli kur taksat e interesit ngrihen
Por gjithmonë mban në zyrë atë gur nga mur i Berlinit.
S’ka më revolucion, mbaruan utopitë
Tani rrofshin bizhuteritë!
Dhe s’di ç’të bëj, të qaj a të qesh
Kur shoh Trockin me gjithë llullë në Wall Street.
Sa herë KGB lufton me CIA-n
Në fund fiton gjithnjë policia
Mbi luftën e klasave fitoi dashuria
Dje Lenini me Zsa Zsa Gabor
Vunë kurorë, u martuan në Nju Jork.
Mbaroi Lufta e Ftohtë, revolucion më s’ka
Se ideologjia u vetëvra
Dhe tashmë, nuk di, të qesh, a të qaj…
© shqipëroi Maksim Rakipaj