Mirëmbajtja e Murit – Poezi nga Robert Frost /   Përktheu në shqip Kujtim Morina

 
Poezi nga Robert Frost
 
 
Mirëmbajtja e Murit
 
Ka diçka që nuk e do murin,
që krijon gunga të ngrira nën tokë
dhe nxjerr gurë të mëdhenj në diell,
krijon çarje, madje edhe dy krahas njëra-tjetrës.
Puna e gjuetarëve është tjetër gjë:
Kam ardhur pas tyre dhe kam bërë riparime
aty ku nuk kanë lënë dy gurë bashkë,
kur kanë parë lepurin që ka dalë nga skuta,
për të kënaqur zagarët që kuisin. Për çarjet dua të them,
askush s’i ka parë as ka dëgjuar si janë bërë,
por në kohën e mirëmbajtjes në pranverë i gjejmë aty.
I tregoj fqinjit tim për këtë përtej kodrës;
takohemi një ditë për të ecur gjatë vijës
dhe për të ngritur murin edhe njëherë.
Ecim të dy me murin ndërmjet
duke vendosur në vend çdo gur që ka rënë.
Disa janë si franxholla dhe disa si topa të vegjël,
Duhet të përdorim një formulë magjike për t’i balancuar:
“Qëndro aty ku je derisa të ta kthejmë shpinën!”
Na grihen gishtërinjtë nga gurët
Oh kjo është një lloj tjetër loje në terren,
një në një anë. Pastaj vjen pak më tepër:
Në një vend tjetër nuk ka nevojë për mur:
Në anën e tij ka vetëm pisha ndërsa në timen kopsht molle
Pemët e mia të mollës nuk do të kalojnë asnjëherë matanë,
të hanë boçet nën pishat e tij, i them.
Ai vetëm thotë: “Gardhe të mirë bëjnë fqinj të mirë”
Pranvera është mbrapshtia tek unë, dhe vras mendjen
nëse mund t’i fus një nocion në kokë:
‘Pse bëjnë fqinjë të mirë? A nuk është kufiri
aty ku janë lopët? Por aty nuk ka më lopë.
Përpara se të ndërtoj një mur, duhet të di
çfarë të fus brenda e çfarë të lë jashtë
dhe kë mund të cënoj kështu.
Ka diçka që nuk e do murin,
që e do të rrëzuar. Mund t’i thoja atij “kukudh’
Por ai nuk është i tillë ekzaktësisht, do të doja
që ai ta thotë për veten e tij. E shoh atë aty
duke sjellë nga një gur që e ka mbërthyer fort
në secilën dorë, si një njeri i egër i kohës së gurit i armatosur.
Ai lëviz nëper errësirë siç më duket mua,
jo vetëm nga drutë dhe hijet e pemëve.
Ai nuk do të shkojë përtej thënies së babait të tij,
i pëlqen të mendojë ashtu gjithmonë.
Ai e thotë përsëri ‘Gardhe të mirë bëjnë fqinj të mirë”.
 
 

Përktheu në shqip Kujtim Morina

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s