Kalendari poetik: Antonia Pozzi (1912-1938) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Antonia Pozzi
 
Kalendari poetik: Antonia Pozzi (1912-1938)
 
Si sot, më 110 vite më parë, u lind poetja italiane Antonia Pozzi, bija e një avokati të njohur milanez. Kur ishte në liceun klasik Manzoni, u dashurua pas profesorit të saj Antonio Maria Cervi, dashuri që u ndërpre më 1933 pas ndërhyrjes së prindëve të saj. Mbaroi studimet për filologji në Universitetin Shtetëror të Milanos dhe u laurua me një tezë mbi shkrimtarin frëng Gustave Flaubert. Kishte interesa të gjëra intelektuale, jo vetëm në letërsi, por edhe në histori, gjeografi, çiklizëm, alpinizëm…por bëri marrëzinë që vrau veten në moshën 26-27 vjeçare.
E dua poezinë e saj dhe e pata vështirë përzgjedhjen, sepse kam shumë shqipërime të poezive të Antonias:
 
 
PËRKORJE
 
Nëse ndonjëra nga fjalët e mia të shkreta
të pëlqen
dhe ti ma thua
qoftë dhe vetëm me një vështrim
do të shkrihem fare
në një buzëqeshje
por dhe një drithërimë
do të kem
si një nënë e re
që skuqet madje
kur një kalimtar i thotë
se fëmija i saj është shumë i bukur.
 
 
PERËNDIM I VRËNJTUR
 
Dielli
ulet në prehër të malit
me tendosje
kërcënuese
si sy i çakërritur portokallì
nën shkrepëtima rrezesh
si kama të vetëtitura
nën vetulla të ngrysura
resh të murrëtyera.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s