Poezi nga Lumo Kolleshi

 
Poezi nga Lumo Kolleshi
 
 
Pritje dhe pritje
 
Shtigjeve të shkëmbta ku shkon vetëm era,
Më ke lënë në pritje mallin e zhuritur.
Hënës gjithë vajin mbi male ia derdha,
Gjithë yjet qiellit ia pata shkopsitur.
 
Mendoje pak qiellin pa yj e pa hënë,
Lëngimtar i plakur pas kësaj murtaje,
Mos më ler të thahem,boll pra me ke lënë,
Varur nëpër ngricë si rrip pastërmaje.
 
Eja, silli vesen qerpikut të kripur,
Të blerojë syri,të mjaltojë mjaltë,
Livadhin e shenjtë zemra e ka ngritur,
Në Kashtën e Kumtrit t’i kullosim kuajtë
 
 
Ndryshim klime
 
Po ç’të bësh me bukurinë?
 
E pafajshme është e shkreta,
Po dhe sytë nuk kanë faj,
Në dalldi ngjiten në shrepa,
Në humnerë bien pas saj.
 
Është një gjeratore lumi,
Që të thith e të fundos,
Është shkëndijë që ta djeg gjumin,
Të hap plagë që të sos.
 
 
E VËRTETA
 
Me pyetje shpesh më lodh,po prapë e prapë të fal
Dhe bashkë me Sizifin e ngremë gurin ne mal.
 
Një natë tek shlodhnim gjunjët,të lodhurit nga jeta,
Më pyete me përvuajtje: Po ç’ështe e vërteta?
 
Asgjë më shumë,e dashur,ajo ka veç një emër
Dhe ja ku po ta them: është vetëm femër.
 
Femër që s’përdor pasqyrë e kozmetikë,
S’pranon kurrë don Zhuanë,madje i ka frikë.
 
 
Bosh
 
Dita plot me diell e prapë bosh;
Sofra qenka shtruar lart në qiell,
Këtu poshtë veç qentë zihen në kosh.
 
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s