Poezi nga Mimoza Çekiçi Rista

 
Poezi nga Mimoza Çekiçi Rista
 
 
SHKURTI NË MES
 
Grinden pemët
era, u shkund krahët
e zhveshur
si një shpend i plagosur.
 
Kërcënues thëllimi
vërvit kristale.
 
Orgji e tufanit
mllefin shkund
grisë së mekur.
 
Heshtim.
 
Ngrin fryma
ndrësa buzët mbi buzë
puthje të dritësuar lëshojnë.
 
Nata lëviz,
yjet pikojnë serm
mbi faqen e dëborës së re.
 
 
TIMBRI YT
 
Ngazëllim,
ëndërrim
zëri yt
 
i fshehtë…
 
Sa herë mbërrin tek unë
ninullëz kthehet.
Plagën time të brëndshme
e ushqen me gjakun e buzëve
 
Përkëdhel stuhitë.
 
End pëlhurën e pritjes
si një Penelopë
në mbrëmjet që fund
nuk kanë.
 
 
Ding-Dongu
 
Yjet
Ndezën pishtarët
Heshtur përrallëza do të rrëfejnë
Hëna- plagën e saj djeg.
 
Java
Shtatë lëkura do të veshë
Çdo lëkurë një betejë
Era
Shpartallon mjegullën e barutit mbi fusha .
 
Muajt, stinët
Nën të njëjtin rritëm vinë
Kalendari i ri
Mbush fletët me numra,
Si nëna dikur shportat me mollë.
 
Zemra
Si zog dridhet
Frymën
Në duart e tua mbështes.
Me buzë mbyllmi sytë
Dhe lule vër në çdo varg
Që mban kjo poezi për ty.
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s