Ariodante Marianni
Kalendari poetik: Ariodante Marianni (1922-2007)
Sot, më 16 shkurt, është njëqint vjetori i lindjes së Ariodante Marianni-t, poet, piktor dhe përkthyes i njohur italian. I ati vdiq duke e lënë të mitur, 7 vjeç. Barra e familjes ra mbi nënën e tij, që megjithë shtërngicën ekonomike, arriti që i biri të mbaronte universitetin. Veç poezive, pruri para lexuesit italian mjaft autorë të mëdhej si p.sh., Dylan Thomas, Wystan Hugh Auden, Emily Dickinson dhe gjithë veprën poetike të nobelistit irlandez W. B. Yeats, për të cilën e vlerësua me çmimin Monselice për përkthimin poetik. Ja njëra nga poezitë që kam prej tij:
MARRËVESHJE
Shpërthyen, u përplasën
në fluturim dy pëllumba
që vinin përballë njëri tjetrit:
ra një shi puplash,
bardhoshe, përzjerë me gjethe ulliri
(nga toka pamjet u ndoqën
me dylbi dhe radar, gishtat vrullshëm
rendnin mbi tastjera kompiuterash).
Diplomatët, krejt të qetë,
rifilluan bisedimet.
“Të tjerë pëllumba, -kemi sa të duash si këta-
do të nisen nga shtretërit e lëshimit.”
© shqipëroi Maksim Rakipaj