Vilma Vargas Robles
Kalendari poetik: Vilma Vargas Robles 1961
Poete nga Kosta Rika, u lind më 4 shkurt 1961; nuk munda ta postoj në atë datë sepse ishte edhe data e lindjes së Zhak Preverit 4 shkurti. Ka studiuar sociologji, drejtësi dhe letërsi në Universitetin e Kosta Rikas, librin e parë e botoi në vitin 1983. Pjesëmarrëse në shumë kongrese, festivale, etj., rreth poezisë dhe është vlerësuar me çmime të shumtë. Ja përzgjedhja ime për sot:
VALUTË E HUAJ
Vendi im shumë kohë ka qënë rrumpallë.
Televizor nuk shikoj, por
disa lajme janë me rëndësi.
E tashmja nuk është e përjetëshme,
bota po rrënohet,
ndërsa astronautët dhe politikanët
kanë fanfarat e tyre,
gjëja më me vlerë tani është dashuria
për paranë:
kështu mund të blesh veshjet më të shtrenjta,
të paktën ngjall zilinë e ndokujt si ti,
në vend të ledhatimeve.
Kohët e fundit po rri mënjanë,
me një farë pafuqie:
koha është bërë shumë e shtrenjtë.
Më mirë të mos humbësh
asnjë minutë me askënd.
Jeta duhet fituar
sidomos në valutë të huaj.
© shqipëroi Maksim Rakipaj