Poezi nga Myrteza Mara

 
Poezi nga Myrteza Mara
 
 
MOS MË SHIKO NGA DUART
(Dhuratë për Shën Valentinin)
 
Mos më shiko nga duart,
nuk të kam sjell lule si dikur.
Në këtë Shën Valentin të ftohtë,
të dua më shumë se kurrë!
 
Jam menduar gjatë këto ditë,
për një dhuratë vërtet të çmuar
Pashë më parë të gjitha poezitë,
ato që motivi për ty i ka shkruar.
 
Dhe përsëri nuk gjeta atë që doja,
më duken të varfra, më duken pak
Për ty, dhe gjithë yjet do i rrëzoja,
për ty, do dergjesha i tëri në flakë.
 
Nuk do shkrumbohem e bëhem hi,
se zjarri yt është aq engjëllor
Dehem me mall edhe lumturi
Shën Valentin është jeta jonë.
 
Mos më shiko nga duart këtë herë,
e mira ime, e vetmja ëndërr
Ti ma bëre këtë jetë pranverë,
lule për ty kam vetëm zemrën.
 
 
SHTEGTAR I ETUR
 
Poeti, sekretet, nuk di t’i ruaj
Ndaj nuk u zenë besë poetëve
Janë të dënuar për të dashuruar
Deviza e tyre: Edhe pas vdekjes!
 
Edhe pas vdekjes poeti dashuron,
Dashuria e këngës fal dashuri,
Poetët, shpirtrat, dinë të pasurojnë
Pasuria më e madhe-këngapoezi!!
 
Zemrat e poetëve si dallgët e detit
Ninullë për valset e harmonisë
Ta dinë si e duan botën poetët
Do hapen gjithë digat e lumturisë.
 
Dhe do vërshoj llava e përflakur
Mbi myshqet e zverdhura të xhelozisë
Mbi gjurmët e hirit, së paku,
Do çelin mimozat e dashurisë.
 
Poeti-mik me furtunën dhe stuhinë
Është vëlla binjak dhe me trishtimin
Vjelin nga yjet dritëdashurinë
Përloten për humbjen e besimit!
 
Shtegtar i etur në galaktika misteri
Stacion të parë poeti ka hënën
Pasqyra e saj me kornizë ylberi
Dritë mallëngjimi-ikona e nënës!
 
Aty rrëfehet, në gjunjë, si fëmijë
Aty mbjell edhe lotët e pendimit
Mori aq shumë e i dha pak dashuri
Nënës së shenjtë-zjarrit të flijimit!
 
***
Poeti, sekretet, nuk di t’i ruaj
Ndaj nuk u zënë besë poetëve!
Janë të dënuar për të dashuruar
Deviza e tyre: Edhe pas vdekjes!
 
 
KUJT T’I BESOJ
 
Herë tjetër
mos më përqafo ngushtë,
është aktiv virusi,
kam frikë nga përqafimet.
Buzët janë afër,
s’ke frikë se të puth,
s’ke frikë nga qortimet?
 
Sytë e botës
s’dritojnë për vete
errësojnë për të tjerët
dhe gjuhët bluajnë
aq shumë eshtra fjalësh
sa përtypin erë flugerët.
 
As dorën mos ma jep,
mjafton
një përshëndetje me sy,
ndodh që syri flet
më shumë se gjuha,
ka alfabetin e tij.
 
Ndaj kam frikë përqafimet
se bëhemi me fjalë
ashtu, fare kot.
Dua t’i ze besë syrit,
por edhe ai
është më tradhëtari në botë!
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s