Gustavo Adolfo Bécquer
Kalendari poetik: Gustavo Adolfo Bécquer (1836-1870)
U lind më 17 shkurt 1836, Gustavo Adolfo Bécquer, shkrimtar, poet i shquar romantik dhe gazetar spanjoll. Poezia e tij pati ndikim të fuqishëm në poetët spanjollë që e pasuan si p.sh., Rubén Darío, Antonio Machado, Juan Ramón Jiménez, Rafael Alberti, etj. Në shtratin e vdekjes i la porosi një miku të tij poet “Kujdesu të botohen shkrimet e mia, kam besim se pas vdekjes sime do të pëlqehen më shumë.”
Ashtu ndodhi; poezitë e tij lexohen edhe në ditët e sotme me kënaqësi. Ja përzgjedhja ime sot, në datën e lindjes së tij:
JAM UNË
Kur sheh lule këmbanat e kaltra të lëkunden në ballkon
kur ndjen të kalojë një fllad pëshpëritës
ta dish që, fshehur mes gjethesh të blerta,
jam unë që marr frymë.
Nëse dëgjon pas teje, një si zhurmë të paqartë
dhe kujton se me emër të thërrasin zëra të largët,
ta dish, mes hijeve që të kërkojnë,
unë jam që të thërras.
Nëse në natën vonë rrahjet e zemrës të nxjerrin gjumin
dhe mbi buzë ndjen një frymë të nxehtë,
ta dish, sado që ti nuk më sheh
jam unë që krah teje marr frymë.
© shqipëroi Maksim Rakipaj