Cikël poezish për fëmijë nga Nehat Jahiu

 
Cikël poezish për fëmijë nga Nehat Jahiu
 
 
NE FËMIJËVE
 
Ne fëmijëve na duhen lodra,
nuk na duhet varësi nga droga;
Nuk na duhet dhuna e lot,
na duhet shëndeti, fëmijëria e plot.
 
Ne fëmijëve na duhet lumturi,
nuk na duhen furtunë e stuhi;
Nuk na duhet uri të kemi çdo natë,
të ecim këmbëzbathur si pa fat.
 
Ne fëmijëve na duhet buzëqeshja,
nuk na duhen vuajtjet dhe vdekja;
Nuk na duhen tanke e raketa,
na duhen lloj-lloj lojëra të vërteta.
 
 
KUR LIND DIELLI
 
Kur lind dielli,
sa bukur duket qielli;
Rrezet në çdo vend i lëshon,
fëmijët në gjumë i ledhaton.
 
Eh, dielli i artë,
që rrezon nga lartë;
Rrezet çdo kund i shqep,
në male, fusha e det.
 
Dielli na është si flori,
i dashur për çdo fëmijë;
Me rrezet që ai lëshon,
Malet dhe fushat i zbukuron.
 
 
DITË PRANVERE
 
Fusha e male tani kanë lulëzuar,
gjithçka buzëqesh në këtë stinë;
Mbi degë këndon bilbili i shkruar,
Me atë zë të bukur, si kanarinë.
 
Bujku mangët ka përvjelë,
po derdhë djersën prore n’arë;
Zogjtë të bukur bashkë janë mbledhur,
e fluturat vallëzojnë pa u ndalë.
 
Fëmijët rriten t’buzëqeshur në djep,
me ëndrrat e tyre fëmijërore;
Në sy të çdokujt shihet jetë,
I gëzohen ditës pranverore.
 
 
RRITUNI ME ËNDËRRA
 
Në faqe ju puth dielli e hëna,
në prehër të saj ju rritë nëna;
Me ëndrrat, ju përkund djepi,
në ballë e sy ju puthë ylberi.
 
Rrituni o fëmijë, pa brenga,
vraponi livadheve si qengja;
Së bashku me fluturat laramane,
përqafoni lulet në fusha e male.
 
Në mbrëmje kur të vijë nata,
le t’ju përqafojnë yjet dhe hëna;
Nënat juve fëmijë ju duan aq shumë,
bëhuni të pastër si uji në lumë.
 
 
KENI KUJDES
 
Ke kujdes kur flet,
se nuk është mahi.
Mos i ngatërro shkronjat,
nga Y në I.
Ylberi flet në foltore,
kjo nuk është kulturë gjuhësore.
 
Çdo fjalë e shkruar gabimisht,
sherrin e ka në bisht.
Po mos të themi krejt fjalia,
për të ka dëm edhe shtëpia.
 
Pra, me gjuhën nuk bëhet lojë,
duhet për të ditur fjalë e fjali
si të ndërtojmë.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s