Elegji për Nënën: Bebesë, sedërtares sonë të shtrenjtë: Behire Abazi (07.12.1940-07.02.2022) / Nga: Albert HABAZAJ

 
Poezi nga Albert HABAZAJ
 
 
Elegji për Nënën
Bebesë, sedërtares sonë të shtrenjtë: Behire Abazi (07.12.1940-07.02.2022)
 
Unë në Tërbaç përsëri do të shkoj
Po kush do të më presë me krahë hapur,
“Erdhe, a të keqen!”, kush do të më thotë,
Iku trimëresha me stuhi brengash matur …
 
Pushon tani në krah të burrit e djalit,
O Nënë, as mali me borë s’ duron sa ti,
Si vallë i sfidove shqiponjat e malit,
O nënë, o mall, lot i patharë, dhembshuri …
 
13 vjet e prite këtë ditë
Atje ke gjetur qetësinë, o Bebè!
Ta ndjej aromën e ngrohtë me dritë,
Ta shoh imazhin ëmbëlor hënës mbi rè …
 
Përse e bëre këtë sakrificë sublime,
Le ushqimin, ilaçet me bindje i le,
O zhgabonjë e Tranajoit sa fluturime
Ëndrra dhe dëshira të tuat kemi ne.
 
Nuk të qaj vitet, po vuajtjet që s’thuhen,
S’ doje të na lëndoje e lotët ke ndrydhur,
Që sot e tutje, nga ti erërat druhen,
Dhemb unë tek gjej portën e shtëpisë mbyllur…
 
Kujtimi i të treve do të jetë me ne,
Deri ditën, që do të shkojmë atje.
 
O Bebè, moj xhanè,
Ç’mal mbi supe që më le…
 
Tërbaç, Vlorë, e mërkurë, 09.02.2022
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s