Frederik Rreshpja
MALLKIMI
(Mikut tim Frederik Rreshpja, post mortum)
E deshi varrin
Përballë fizionomisë së maleve,
Për ta pritur vdekjen
Madhërisht tek selvitë,
Që hymnin “Te Deum” t’ia këndonin zogjtë
Të dielave, kur të çelnin qershitë.
Ndofta nga gërmadhat e netëve të Rrëmajit
Një natë mes gjelbërimit
Do të dalë,
Kur ylli Afërdita të ketë ardhur te rrapi
Dhe të ketë zbritur mbi kryqet ngadalë.
Atëherë Fredi si perendi pagane
Do ta namë këtë tokë
Që për së gjalli e treti,
Dhe s’mund të ketë një tokë më tragjike
Se atë që e mallkon poeti.
Nikolla Spathari