Poezi nga Hana Xhihani
ღஐღ
Zbrazëti, frikë, shifra, heshtje …
O Zot, më jep forcë të kaloj
mbi prushin e ballit tim!
Kurrë nuk më ka pëlqyer matematika,
përse çdo matje më del 39?!
Po mundohem të manipuloj.
I shtoj lodhjes sime thelat e një limoni, portokalli…duke shpresuar të fshij ndonjë shifër.
Asnjë ndryshim…
Mbi kraharore letrash mbështes buzët,
i jap puthje deri në lëndim.
Tani më thuaj:
A je në gjendje të pranosh dhimbjen e fytyrës sime,
që ka ndërruar ngjyrë !?
***
Kur brenda meje ndjehem bosh
dhe mendimet si krimba më hanë,
dhimbjen e shpirtit e tjerr në bosht,
e bëj varg dhe i lutem: “mbamë!”