Botime Barleti publikojnë vëllimin poetik “Ekuilibri im” të autores Mimoza Hametaj

 
Botime Barleti publikojnë vëllimin poetik “Ekuilibri im” të autores Mimoza Hametaj
 
Titulli : “Ekuilibri im”
Autore: Mimoza Hametaj
Editore: Enrieta Sina
Shtëpia Botuese: Botimet Barleti
ISBN: 9 789928 290984
Çmimi: 800 lek / 8 euro
 
 
 
15027911_10208094617266022_4090560815462268436_n
 
Mimoza Hametaj
 
Mimoza Hametaj lindi në qytetin e Vlorës në 10 Maj 1960. Mbaroi gjimnazin “Ali Demi” dhe më pas Infermerinë në Institutin “Jani Minga” po në Vlorë. Si poete Mimoza është shfaqur herët qysh në konkursin e parë kombëtar të fjalës artistike në Raditelevizion në vitin 1975 duke qenë recituese e poezisë së saj, ku zuri vend të dytë, por aktiviteti letrar në qytetin e Vlorës ndihet dhe në vazhdim… Pas një ndërprerje të gjatë, pasi u emigrua në Itali ajo u kthehet shkrimeve letrare ku merret përveçse me pikturë (hobi i saj i spikatur) me prozë dhe poezi.
Në jetën sociale mes emigrantëve shqiptar ndihet dukshëm roli i saj mbështetës Në vitin 2000 inicioi dhe themeloi shoqatën “Qytetarët e botës” ku zgjidhet presidente e saj. Njëra nga veprimtaritë e para të kësaj shoqate ishte promovimi i “Sheshit të Paqes” në Prishtinë që mban emrin e humanistes shqiptare “Nënë Tereza”.
Boton vëllimin e parë me poezi “ Unë dhe Hëna “ në vitin 2009, publikoi poezi të ndryshme me tematikë të larmishme në disa antologji dhe tani del para lexuesve me vëllimin e dytë me poezi të titulluar “Ekuilibri im”
 
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s