Poezi nga Juljana Mehmeti
Përjetësi!
Të shoh tek ecën rrugës së fshehtë
ku asnjë i gjallë nuk mund të shikojë
me këmbët që dridhen zbathur
në gjurmët e nënës
cepave të shamisë së bardhë
që mblidhte flokëve të gjatë
e sot arritën tek ty
të mbështollën drejt lutjes së fundit
me kokën pas…
Nuk të shikoj dot shtrirë
me këmbët e lodhura, e pa udhë
në një tjetër botë
ku *Hadi mbledh të fundit kujtime
si zgjedhje e amshimit drejt perëndimit
aty ku një diell zbeh rrezet e fundit
dhe një muzg i errët të rikthen në yll
përjëtësi e një shpirti.
@ julja

Eternità!
Ti vedo percorrere il sentiero nascosto
che nessun essere vivente può guardare
con le gambe che tremano e i piedi nudi
sulle orme della madre
negli angoli del fazzoletto bianco
che raccoglieva i capelli lunghi
e che oggi ti hanno raggiunto
e ti hanno avvolto verso l’ultima preghiera
con la testa rivolta al passato …
Non riesco a vederti disteso
con le gambe stanche, senza un cammino
in un altro mondo, dove Hades* raccoglie gli ultimi ricordi
nella scelta dell ‘eternità verso l’occidente
là dove un sole spegne gli ultimi raggi
e un oscuro crepuscolo ti trasforma in una stella,
eternità di un’anima.
@julja