Kalendari poetik: Jarosław Iwaszkiewicz (1894-1980) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Jarosław Iwaszkiewicz
 
Kalendari poetik: Jarosław Iwaszkiewicz (1894-1980)
 
20 shkurti është data e lindjes së shkrimtarit polak Jarosław Iwaszkiewicz. Karriera e tij letrare filloi në vitin 1915, me poezinë “Lilith” dhe bashkëpunimin me disa revista letrare. Në vitin 1928 familja e tij u shpërngul në pronën e tyre në rrethinat e Varshavës, që u shndërrua në vendstrehim për artistët dhe njerëzit e tjerë gjatë pushtimit gjerman. Në vitin 1932 mori postin e sekretarit të ambasadës polake në Kopenhagen. Pas lufte u zgjodh president i lidhjes së Shkrimtarëve polakë. Shkroi veç poezive edhe romane, drama dhe përkthime. Në vitin 1978 fitoi çmimin Mondello dhe u prit nga papa polak Gjon Pali II. Ja një poezi nga poeti polak:
 
 
SIME SHOQEJE
 
U lodha nga bukuria që peshkoja çdo ditë
Me sy dhe veshë bërë katër
Kur të vdes, mos qaj. Do të jem në gjumë ngopur nga kjo jetë
Që ishte e gjatë, e vështirë, e stuhishme.
Hyjnorja, që me zjarr më përshkonte
Lart do të fluturojë dhe do të shpërndahet;
Zemra që rrihte fort, do të ngurtësohet
Dhe zëri do të bëhet shkronja pa jetë.
Atëhere do të mendosh, se prej meje
Copëza fjalësh të hallakatura do të mbeten
Por dije se më shumë se njëherë, në çastet kur më rrëmbenin
Më mbysnin ato fjalë, më bënin të gulçoja
E bukur ishte bota, sepse vetëm ty
t’i dhuroja vargjet e mia. O e shtrenjta ime
Pashë hapësirën pafund
Ndjesi pafund më pushtuan
Për njerëzit këtu, për yjet lart në qiell
Zemra filloi të rrahë si avlëmend i përjetshëm
Por ti besnike më mbete, si ujët, e pandryshuar
E vetmja në botë që vërtet më ka dashur.
 
 
 
maks
 
© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s