Tōge Sankichi
Kalendari poetik: Sankichi Tōge (1917-1953)
Poet japonez, sot mbushen 125 vite nga data e lindjes së tij. Vuante nga azma qysh kur ishte fëmijë. Shkollën e mesme e ndoqi në Hiroshima, ku mori edhe diplomën në vitin 1935. Më 6 gusht 1945 ndodhej rreth 3 km larg epiqendrës së shpërthimit të bombës atomike. Vdiq 36 vjeç në sallën e operacionit në një spital të Hiroshimës.
MË JEPNI PAQEN
Më riktheni tim atë
nënën rikthemani
më riktheni gjyshërit
bashkë me fëmijët e mi
veten time rikthemani
bashkë me ata që kam të bëj
qëniet njerëzore më riktheni.
Deri sa jam në botë
në këtë botë me qënie njerëzore
paqe jepmëni
atë paqe që s’mund të shkatërrohet më.
shënim – kjo poezi është gdhendur në një stendë në Parkun e Paqes në Hiroshima.
© shqipëroi Maksim Rakipaj