Kalendari poetik: Wystan Hugh Auden (1907-1973) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Wystan Hugh Auden
 
Kalendari poetik: Wystan Hugh Auden (1907-1973)
 
Sot, më 21 shkurt është 115 vjetori i lindjes së poetit të njohur britanik. Në vitin 1937 mori pjesë në Luftën civile spanjolle, si shofer; ishte atje në përkrahje të republikanëve, por mbeti i tronditur nga mizoritë e kryera nga të dyja palët. Ajo përvojë bëri të lindte poezia e tij e njohur “Spain”. Sot sjell për ju një tjetër poezi të njohur të W.H Auden:
 
 
QYTETARI I PANJOHUR
(Qytetarit Js/07M/378 Shteti i kushton këtë përmendore mermeri)
 
Zyra e Statistikave vërteton
se s’ka patur kurrë denoncim kundër tij
Nga të gjithë raportet për sjelljen e tij del si përfundim
Se, në kuptimin bashkëkohor të një fjale që lashtë, ai qe shenjtor,
Sepse gjithçka bëri qe në shërbim të Bashkësisë.
Qysh nga lufta dhe deri sa doli në pension
Punoi në një fabrikë dhe kurrë s’e pushuan nga puna,
Prej tij punëdhënësit, Fudge Motors Inc., qenë të kënaqur.
Nuk qe kurrë grevëthyes, s’pati asnjëherë pikëpamje kundër,
Sindikata thotë se paguante rregullisht kuotat,
(Kemi fakte se Sindikata nuk gënjen)
dhe punonjësit e Asistencës Sociale vërtetojnë
Se qe i dashur me shokët, madje kthente ndonjë gotë me ta.
 
Këta të Shtypit janë të bindur se çdo ditë blinte gazetën e përditshme
dhe nuk çfaqte pakënaqësi për reklamat e botuara.
Dokumentat në emrin e tij vërtetojnë se jetën e kishte siguruar te Sigurimet e Jetës.
Karta Shëndetësore thotë se pat qënë një herë i shtruar në spital,
prej nga doli i shëruar plotsisht.
 
Nga zyra Kërkime të Ndryshme për Tregun deklarojnë
se dinte të përfitonte nga blerjet me këste
dhe zotëronte gjithçka të nevojshme për një njeri të kohës,
Gramafon, radio, veturë dhe frigorifer.
Nga zyra e Sondazheve Për Opinionin Publik janë të kënaqur me të;
Kishte mendimin e duhur për kohën e duhur;
Në kohë paqeje donte paqen, në kohë lufte nisej për në luftë.
 
Qe i martuar dhe i shtoi pesë fëmijë popullsisë,
Numër i përsosur sipas gjenetistëve tanë për një baba të brezit të tij.
Dhe mësuesit raportojnë se nuk pat ndërhyrë kurrë në punën e tyre.
A qe i lumtur? A qe i lirë? Ç’pyetje koti:
Po të kishte gjë që nuk shkonte, ne do ta kishim marrë vesh, sigurisht.
 
 
 
maks
 
© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s