Edna St. Vincent Millay
Kalendari poetik: Edna St. Vincent Millay (1892-1950)
U lind më 22 shkurt 1892 poetja e njohur amerikane, Edna St. Vincent Millay. Në vitin 1923 ishte femra e tretë që fitonte Çmimin Pulitzer në poezi. Poeti Riçard Wilbur ka thënë për të: ”Si poete, ka shkruar disa nga sonetet më të bukur të shekullit XX.”
Ja përzgjedhja që kam nga poezitë e Edna-s, në 130 vjetorin e lindjes së saj:
NATA MOTËR
Motër natë, jam zhytur në dashuri,
Në të mbytur dhe lahem në atë breg,
Bashkë me leshterikët vala më tërheq
Më shtyn, më largon, m’afron përsëri:
Vetëm dor’e saj mes bregut dhe meje
Vetëm zër’i saj vjen si me mëshirë,
Bën që marr frymë, duart m’i ka çmpirë,
Do t’ta kish thënë, sikur ta vëreje.
Por e ka vështirë një burrë, e di,
Ta prishë qetësinë e vet s’besoj,
Femrën zhytur të hidhet ta shpëtojë,
Të kujdeset, ta shpjerë në shtëpi.
Vetëm nat’e zezë vajton për mua,
Kur era fryn dhe ndjehem e vetmuar.

© shqipëroi Maksim Rakipaj