Vali Muja
Anëtare e LSHA Kukës
Prezencë rrëmbyese
Hapa sytë dhe ende dita nuk kish zbardhë,
Paskam fjetur keq,e mira ta marrë,
Po te ishe ti, fjete këtu pranë meje,
S’do t’më zgjonte as ofshama e një rrufeje,
As dielli me i fortë, në qerpik t’më binte,
Nga krahërori yt s’do të më lëvizte,
As me e bukura këngë e bilbilit në degë,
S’do ma prekte shpirtin ashtu siç m’ke prekë.
Po paskam fjetur keq,e mira ta marrë,
Ndryshe s’do zgjohesha , dita ende pa zbardhë.