Elgita Bilali
Anëtare e LSHA Kukës
Rropama të heshtura
Rropama të heshtura
që thyejne sytë.
Mbijeto dhe pak t’u tregosh
se mëngjesi t’i sjell rrezet pa zhurma.
E padurushme me e nis ditën
mes gardianëve të ftohtë akull.
Ej,ti çohu!
Ke dyer përpara
drynat e të cilave njohin shpirtin tan.
Sa ftohtë
!Kur do dilte rrezja e vogël
të thyente qetësinë e mjegullës.
Për fjalëkryqe nuk qenka mendja sot,
as për llomotitje …kalim kohe!
Trokiste fort lehtë një zë i inatosur’Mjaft heshte’!
Si je e dashur vete sot!
Mbaj shënim…
ka njerëz që e kanë zemrën burg të zi.
Mos harro rrezen brenda teje…