Lizeta Hajdari
Anëtare e LSHA Kukës
Stuhi
Notoj lumit të shpresave
me peshë të rëndë kohore,
përplasem brigjeve
mes dhembjeve djallëzore
Stuhitë e kohës
shpresat mi shkallmuan
botën e ëndrrave
keqas ma shkatërruan
Breshëri vrastare
mbi supe të brishta.
Shpirti nëpër stuhi
ditëve të trishta.