Poezi nga Sahit F. Osmani

 
Poezi nga Sahit F. Osmani
 
 
ATJE KU NUK TË ARRIN SYRI…
 
Atje ku nuk të arrin syri, të arrin ndjenja
Kufiri i mendjes në zenit të kupës qiellore
Me dritë të buzëqeshjes mbush vetminë
Përcaktuar nga fati përkundrejt dëshirave
 
Apo, ata që të larguan nga njeriu i mirë
Me mendje kthehesh lumturishtë në zemër
Aty ku kujdesi ishte por si dritë e syve
E para çeleshe si lule me bukuri pranverore
 
Gjërat e bukura dhe të shenjta s’harrohen
Ndonëse trishtimi lëshon gjak të purpurtë
Kur goditet kraharori nga trokitjet e zemrës
 
Pa ditur se dashuria në çdo kohë përlindet
Atje ku nuk të arrin syri, të arrin mendja
Dritë e buzëqeshjes të nxjerr nga errësira.
 
 
SI PREMTIM
 
Si një premtim m’u duk bukuria jote
kishte më shumë shpresë sesa dritë
për të arritur të pamundurën në jetë
në sy mbante zjarr të ndizte errësirë
 
Pareshtur sytë i hidhte me shpërfillje
si kërcënim sa herë hetonte pabesitë
aroma mund ta përmbyste errësirën
ta mbulonte e ta mbështillte me dritë
 
Sapo shkëlqimi bëhej një me shkrirjen
në trup mishërohej e mira dhe e keqja
çmenduri e veshur me aromën tënde
që për një shkujdesje jetën do ta vriste.
 
 
KOT MUNDOHEM
 
Kot mundohem të ngritem si isha më parë
brishtësia jote joshëse më pati mposhtur
zjarri zemrës më tërhiqte me sy më digjte
e vetja më dukej si një grusht hi i mbetur
 
Sa herë mundohesha ta fshihja kënaqësinë
etja më kridhte në një gjendje shpirtërore
sa shkoja aq larg ku sytë arrinin të t’preknin
të të arrija diçka vazhdimisht më pengonte
 
Ç’është ajo që josh e çon drejt shkatërrimit
mishërohet me shembjen të këputë shpirtin
i patundur në qëndrim afrohem me synimin
zëmërdhënëse dashuria mishëron shpresën.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s