Kalendari poetik: Ryszard Kapuściński (1932-2007) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Ryszard Kapuściński
 
Kalendari poetik: Ryszard Kapuściński (1932-2007)
 
Sot, më 4 mars, është 90 vjetori i lindjes së Rishard Kapuçinskit, gazetar, shkrimtar dhe eseist polak. Pasi mbaroi studimet, punoi si korrespondent jashtë shtetit i agjencisë polake të lajmeve, PAP, deri në vitin 1981. Ishte dëshmitar në 27 grushte shteti dhe revolucione nëpër botë, u burgos 40 herë dhe shpëtoi nga katër dënime me vdekje. Ka qënë korrespondent i asaj agjencie në Kongo, Algjeri, Kubë, Uganda, Zanzibar, Honduras, Salvador, Angola, etj. Veç polonishtes fliste rrjedhshëm rusisht, anglisht, spanjisht, frëngjisht dhe portugalisht. Shkroi edhe poezi, njërën prej të cilave e sjell sot për ju:
 
 
TELI ME GJEMBA
 
Ti shkruan për njeriun brenda në burg
unë – për burgun brenda njeriut.
Për ty teli me gjemba është nga jashtë,
për mua është i ngërthyer brenda secilit prej nesh.
-Thua të ketë ndonjë ndryshim të madh?
Janë dy faqet e së njëjtës dhëmbje.
 
 
maks
 
© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s