SI DO TË MUND …? / Poezi nga Odise Kote

93707371_240353370654700_6428615239431880704_n

Poezi nga Odise Kote


SI DO TË MUND …?

Si do të mund të jetojë bota pa ty,
të mos jetë fqinj i ferrit, dhe as i parajsës.
Thjesht, një muzg kotësish e harresash gri,
mbështjellë nga frikërat e pikta të natës?

Si do të mund të marrë frymë bota pa ty,
të mos dridhet muzika në venat e gjakut.
As vuajtje e pamposhtur, gjer në thellësi,
shpirt prej shpirtit të lirë të zezakut.

Si do të mund ta sjellë bota paqen pa ty,
prej kaosit moskuptues si gërmat cirilike,
Ndërgjegjet dhe faljet si do të gjejnë qetësi,
nga mohimi i emocioneve hebraike?

Si do të mund të jetojë bota pa ty,
apokalips, pa dimër – verë, boshësi lineare,
Pa rrëmbime malli, vjeshtë e pjellori,
pa misterin që ndez dhe i shuan zjarret …?

Si do të mund të jetojë bota pa ty …
Si do të mund?

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s