Poezi nga Inida Brahimi
Shiu që dashurova
Diku në një pellg të tharë,
tashmë mblidhet e mblidhet
Mbush mungesa të marra
Mbush shpirtra të vrarë …
Mbyt edhe mbytet …
Kalon aty muzgut një erë
Një fllad i mbledhur grykës
Shiu që dashurova njëherë
Një tingull kaq britës…
Shiu që dashurova në shkronja
Pikon në strehë dimërake
Bie e bie …
Mbush e rrëmbush nëpër gropa
Të njëjtat retina të syve