MBYTJA E NJË SHPIRTI / Nga: Nora Halili

 

nora halilaj

Nora Halili


MBYTJA E NJË SHPIRTI

Jemi gjendur para zgjedhjesh, zgjidhjesh dhe humbjesh…Kjo mbase jashtë vullnetit tonë, por faktor të rëndësishëm apo jo bëhen indicio rangjesh shkatërruse. Situatat konfliktuale të UNIT, bëhen të pa kapërcyeshme kur betejat mes “logjikës” dhe ndjenjës marrin formë, bëhen të prekshme. Jo rrallë jemi proçes i subkoshiences. Kur subkoshienca jonë vepron jemi rober të saj, sa kohë në vetëdijen tonë nuk ka një pikë fokale, por është instikti që na udhëhq, shpesh drejt humbjesh… Nese ndonjëherë mund të ndizen dritat e alarimit të koshiencës, mund të ndodh që gjithçka të jetë asgjë, situatat e parikuperushme, pse jo shpesh banale, janë ato që bëhen veto ndaj vullnetit. Dhe shpresa do ishte luks në të tilla momente.

Shpresa është ajo dëshira e parrealizuar që presim ti japim jetë, e që shpesh e shkelim, e flakum qëllimisht dhe jo… Situata dhe përballje të tilla degradojnë kur kuptojmë se jemi viktimë e sjelljes tonë, peng i UNIT. Mos pranimi është faza e parë që agravon, pasi nuk lejon një pikë takimi të arsyes dhe ndienjës. Jemi egoist si qënje ndaj shpesh konfliktet brenda nesh bëhen shkak-pasoja e asaj që do ta quaj: anomali e brendshme, që sintomë të dukshme ka arrogancen dhe zhargonin që nuk e justifikon prestigjin e qënjes tonë.

Në gjithë këtë arenë zhvillimesh, tani dhe këtu, nder pasojat që janë shkak i këtyre përballjeve, në të ardhmen ajo çfarë është me e dhimbshmja, me e rrizkuera, është grehina, struktura që mban shpirtin. Nuk di nese keni parë se si shkërmoqet një shpirt. Nuk di nëse keni dëgjuar klithmat e tij. Shpiriti mban peshën, vuan dhimbjen. Shpirti shpesh kërkon ndihmë, ti mbledhesh copat, ta ringresh, por NE e mbysim me mospërfillje…Është ngjashëm me kur gjymtyra hedh një gurë në ujë. Fillimisht një zhurmë, pastaj rrathë që shpërndahen në siprfaqe…ai guri që zhytet drej fundit është ilustrimi më i mirë se si mbytet shpirti, zhyten karaktere, bien historitë…!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s