Ana Blandiana
Kalendari poetik: Ana Blandiana 1942
Poetja rumune Ana Blandiana, (emri i vërtetë i së cilës është Otilia Valeria Coman), u lind më 25 mars 1942 në Timishoara. Poeti i vërtetë nuk është “bori dhe shtojzovalle e partisë” (si shprehej Lasgushi ynë) dhe as llustraxhi i diktaturave; poetja rumune pati filluar me kohë nëpërmjet intervistave dhe deklaratave publike luftën kundër diktatorit Çaushesku dhe nuk priti ta pushkatonin Çaushin, pastaj ta sulmonte. Por të themi të drejtën, Çaushi nuk pushkatoi dhe nuk vari poetë, e shumta u hiqej e drejta e botimit.
Le ta përshëndesim poeten rumune në 80 vjetorin e saj me këtë shqipërim:
JETA
Secili jeton dy jetë njëherësh, tri, ka raste katër,
lindemi, o Zot, kaq të veckël dhe
ndërmjet mijra jetëve të mundshme,
mos të të shkojë ndër mend
se jemi në gjëndje të zgjedhim si duhet.
Kafshët e një jete gjuajnë kafshët e të tjerave,
peshqit e jetës më të madhe kullufisin
peshqit e jetës më të vogël,
degët e pemëve armike thahen mu në majë,
dielli i jetës së katërt errëson
diellin e së tretës, diellin e së dytës ,
diellin e së parës.
Nuk merren vesh, jetët shkatërrojnë njëra tjetrën –
Dhe ende të pavendosur e të papjekur, vdesim.

© shqipëroi Maksim Rakipaj