Ana P. Kernit – Poezi nga Aleksandër S. Pushkin / Shqipëroi: Vasil Çuklla

 
Poezi nga Aleksandër S. Pushkin
 
 
Ana P. Kernit
 
Çastin kujtoj, krejt të magjishëm,
Kur, para meje, u shfaqe Ti…
Si një vegim, prarim-mahnitshëm
Zanë mali, orë, fat, a shajni!
 
Mbytur mes brengës, i pashpresë
Thashethemnajës, që s’dëshiroja
S’di nga mbrrinte, zë Yti, shpresë
Dhe rishtaz, Ty, të ëndërroja…
 
Por vitet ikën, dimër – behar…
Ëndrrat shkërmoqën, me furi
Harrova zërin, rrjedhur nektar
Dhe ëngjëlloren, shfaqie – shajni.
 
Në mes shkretisë së burgut tim
Ditët vëngonin në heshti
Pa dashuri, pa jetë e lotë…
Pa muzë, pa shpresë, pa Perëndi!
 
Brofi prej gjumit, shpirti mu zgjua
Kur para meje, rishfaqesh Ti…
Shajni e ëndërr, vegim-praruar
Engjëllor – epërmja, bukuri!
 
Pulson me vrull tash zemra ime
Rilinden ndjenjat, si për çudi
Dashuri, lotë… dhe jetë e tërë
Muzë edhe shpresë dhe Perëndi!
 
* Më 22 Shkurt të vitit 1800, tok me shekullin e 19 – të, lindi Ana Kern (Poltoraskaja), që hyri në historinë ruse, falë një vjershe të vogël të Aleksandër Pushkinit. Aty dhe vetëm aty, ajo ngeli përherë e re… meqë falë jetës u detyrua të “plaket” të marrë rrokopujën papritur, kur në moshën 17 – vjeçare, e martuan me gjeneralin e moshuar Kern. Kur Pushkini njohu Ana Kernin, ishte 19 – vjeçare dhe ai 20 – vjeçar, por poezia u shkrua fill mbas takimit të dytë, gjashtë vjet më vonë, kur Pushkini u ridashurua me të… Nuk njohim saktësisht natyrën e mardhënieve, por Ana, ju “përgjigj” poetit të madh me një sërë memorialesh, ku Pushkini, luajti rolin parësor. Ndoshta falë dashurisë së Pushkinit, Ana Kern, kur ish në moshë “heroine të Balzakut”, pra 30 e më vjeç… dashuroi një kadet riosh, me gjysmën e viteve të sajë… Çuditërisht, mardhënia me 16 – vjeçarin riosh, mbajti vite… dhe mbas vdekjes së bashkshortit gjeneral, Ana u martua me këtë djalth… dhe jetoi mbi 40 – vjetë… Ndërruan jetë, në të njëjtin vit 1879…
 
 
Vasil cuklla
 
Shqipëroi: Vasil Çuklla

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s