Eleonora Nikollovska (Maqedonia e Veriut)

 
Eleonora Nikollovska (Maqedonia e Veriut)
 
Eleonora Nikollovska ka lindur në Kriva Pallankë, Maqedoni. Ka mbaruar Fakultetin Filologjik, dhe më pas ka magjistruar (Menaxhimi i burimeve njerëzore). Krijimet poetike, tregimet dhe aforizmat e saj janë botuar në maqedonisht, serbisht dhe anglisht, janë botuar në më shumë se dyzet publikime. Autorja e librit me poezi “DUKE PRITUR TË NDODHE JETA” (2021). Është fituese e disa çmimeve, diplomave, pllakateve, lëvdatave, falënderimeve dhe mirënjohjeve për krijime poetike, tregime dhe aforizma.
 
 
QIELLI
 
Qielli është peizazhi im i dashur,
vazhdimisht ndryshon pamjen
duke lëvizur e zhvendosur
elemente të ndryshme…
Gjithnjë dhe nga fillimi ofron
diçka të re në kaltërsi
si bazament.
 
Gjithmonë shkëput psherëtimë
admirimi nga gjiri im,
kryevepër që krijohet
mbi kokat tona.
Vazhdimisht befason
me tezë të re,
e kjo domethënë edhe me rrëfim të ri.
 
Ndonjëherë duket se na flet,
por pa fjalë, na tregon,
na tregon, na rrëfen,
përmes shumë figurave kalimtare.
 
Ndjej se na qeshën
sepse tek unë
befason buzëqeshja
dhe jo fardoqoftë buzëqeshje
por e dalur nga zemra.
 
 
LËMSH
 
Duke u rrotulluar në rreth
u shndërrova në lëmsh
dhe kurrsesi të shthurem,
rrotullohem gjithnjë
rrugës së jetës,
duke u ndalur kur
më së paku e pres.
 
Pa pritur
një ulje e rastësishme
dhe filloi shthurja fatsjellëse
e që atëherë
punët kanë ndryshuar.
 
 
SHIKIMET FLASIN
 
U takuan shumë vonë
në perëndimin e rinisë së tyre,
shikimet iu kryqëzuan dhe ishte e qartë
se filloi një kapitull krejt i ri
në jetën e tyre.
 
Folën për gjithçka,
por kurrë nuk folën për dashurinë,
zemrat e tyre flisnin përmes syve,
duke shprehur dashuri e admirim të ndërsjellë.
 
Në momente të rralla kur ishin vetëm,
nuk flisnin fare, por dëgjonin
rrahjet e zemrës së njëri – tjetrit,
zëri i zëmrave të tyre ishte melodia më e bukur
që prishte heshtjen e shurdhër.
 
Dashuria e tyre ishte jetëgjatë,
por nuk e shfaqnin sepse e dinin
se fati i tyre do t’u sjellë fatkeqësi
shumë njerëzve që i donin.
 
Në fakt për të flitnin fshehurazi
në ëndrrat e tyre, jo në realitet.
Dashuri e madhe ishte ajo,
edhe pse e heshtur, ngase fjala e heshtur
vlen sa mijëra fjalë.
 
 
SHTANGIE
 
Heshtje dhe shtangie
kur ndonjë zë nga brenda
të thot….
Shiko rreth e qark
çka po ndodhën!
 
Laramani ngjarjesh
të çuditshme që vijnë
njëra pas tjera
si verigë që nuk e di
drejtimin e vet.
 
Zëri i brendshëm më zgjon
dhe më thot…
Zgjohu dhe bën diçka
sepse edhe ti je pjesë e verigës
që e kërkon rrugën e sajë.
 
 
KËNGA
 
Të gjithë këndojmë në nota të ndryshme,
ndoshta aty qëndron bukuria.
Shpesh i gabojmë notat,
kënga nuk përputhet me melodinë,
kurse një këngë ndryshe depërton
te njerëzit e ndryshëm…
 
Disa dëgjojnë me vëmendje,
të tjerët bëjnë sikur dëgjojnë,
megjithatë të gjithë
jemi publiku i njëri – tjetrit…
Dirigjenti i paparashikueshëm i quajtur jetë
në mënyrë precize e të kontinuar dirigjon,
thjeshtë nuk ndalet,
me delikatesë e elegancë jep kahje
që me vëmendje duhet ndjekur
dhe jo gjithmonë me sukses,
ndaj ka lëshime gjatë performimit
për shkak të koncentrimit të pamjaftueshëm.
 
 
Adem
 
Shqipëroi: Adem Abdullahu
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s