Poezi nga Behare Daja Kasa

 
Poezi nga Behare Daja Kasa
 
 
ra errësira në dhomën time…
 
…e ajo më ndjell në të tjera çaste.
hëna xheloze dërgon ndonjë yll të më përgjojë,
por jo gjithmonë yjet e natës ndriçojnë.
 
ra errësira në dhomën time
e yjet e shpirtit ndezin galaktikën.
kush tha se nata është e frikshme?!
nata është e magjishme.
 
..ra errësira në dhomën time,
u fikën yjet e zogjtë bien të flenë,
se nata është e dashura ime,
është magjia,çasti i pa thënë…
 
 
vinte çdo ditë te ajo…
 
…vinte me mënyrën e tij
e zgjonte
ndizte zjarrin
bënte kafenë
( një kafe për të dy)
ndizte cigaren
diçka në vesh
i pëshpëriste metaforikisht
e ajo qeshte
qeshnin të dy
 
uronte ditën
dhe shkonte
 
shkonte pa ikur kurrë
sepse gjithmonë ishte diku aty
ishte dhe kur binte shi
dhe kur çelnin lulet
dhe kur cicëronin zogjtë
dhe kur binin gjethet e vjeshtës
e bëhej xhiroja e zakonshme
e mbrëmjes
pastaj uronte “natën e mirë”
dhe strukej në ëndrrat e saj
në ëndrrat e tyre
tani ata qajnë
se ëndrrat u zgjuan të vrara
e më s’janë
 
qajnë ëndrrat
qan dhe buzëqeshja
edhe loti qau
kur nga syri u ra
 
ata nuk e panë
dhe padashje e shkelën
ai klithi dhe u tremb
 
…iku si të gjitha ikjet…
 
 
Më qortojnë shpesh shqetësimet e mia
 
I qortoj shpesh shqetësimet e mia,
Shqetësimet për bijtë e mi.
Lëri, po rriten, – u them,
Duan liri.
 
Më qortojnë shpesh shqetësimet e mia,
Shqetësimet për bijtë e mi.
Foli, – më thonë, – edhe pse u rritën,
Foli mos të lëndojnë njeri.
 
 
LYPËSES
 
Kjo grua e zbathur është e sëmurë,
Një vogëlush mban në prehër.
Zbathur dhe ai, me kollë,
Me ftohje në zemër.
 
Kjo grua e mjerë të pik në shpirt,
Ka vështrim të thellë, zhbirues.
Lutet t’i ndalojnë te këmbët e zbathura
E në grushtin e nxirë ca tringëllima t’i hedhin.
 
…kjo grua e zbathur vallë si e ka shpirtin?!
Të mardhur?!
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s