Poezi nga Nikollë Loka  

 
Poezi nga Nikollë Loka
 
 
Sa herë, sa herë
 
Sa herë, sa herë,
sa shpesh, sa rrallë,
një telajo e shtrirë gjërë e gjatë,
pret një pikturë për sytë e mi…
 
Sa herë mbyll sytë që të shoh më mirë,
një telajo fle,
dhe dëgjoj një zë të brendshëm që flet…
 
Sa herë, sa herë,
sa shpesh, sa rrallë,
dua t’i zgjoj fjalët,
e ta ngjyros mendimin me vjeshtë…
 
Sa herë, sa herë,
sa shpesh, sa rrallë,
ndërroj vend,
le të bëhet më mirë!
 
Sa herë mbyll sytë,
sa herë,
shoh të njëjtën fjalë, të njëjtën ngjyrë,
nga mëngjesi në darkë.
 
 
Atje në Nish
 
Koha u terr
e u thërmua,
malet u shembën
në kohë të trishtë.
Ndër dallgë vdekje,
u harruam,
pluhur shkundim
dhembshurisht!
 
Thithim me ajrin
lindje dielli,
lindjet i presim ilirisht,
frymë merr nga bronxi
Konstandini,
kryezot ilir,
si zot
i zbritur nga qiejt.
 
 
Ky sjell fat apo fatkeqësi!
 
Pas nje thatesire te gjatë,
do të bie shi,
kështu vjen kjo punë që nga Zanafilla,
por një njeri,
i vetpërcaktuar si shpëtimtar,
sapo në tokë bie pika e parë,
do të bërtasë në kupë të qiellit:
“Ndigjoni mue o shqiptarë”,
unë ua solla shiun,….
ndërkohë që njerëzit mendonin të mos lageshin,
pastaj se do ta largonin thatësirën.
 
“Vërtetë e solli ai”-
bërtiti dikush andej nga fundi,
e i dyti idhtar,
kishte qëlluar i pagojë,
dhe veç kokën tundi…
 
Mjaftuan ata të dy,
të flitej për njeriun që sjell shi!
Dhe për disa vjet me rradhë,
njerëzia ngatërrohet me pyetjen:
Ky sjell fat, apo fatkeqësi!
 
 
Çdo çast
 
Çdo çast
ngjan me një ëndërr,
me një ngjyrë,
me një gjendje…
Një prag zgjimi
një hamendje,
një mirëseardhje
dhe një lamtumirë…
 
Çdo çast
ngjan me një përjetim që afrohet,
dhe na bën më të mirë.
 
Çdo çast
ngjan me një ndjesi që largohet,
aq larg,
sa s’mund të kthehet kurrë!
Në stinë ardhjesh
na shtohen iluzionet:
për një vend
e për një kohë të gabuar!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s