Poezi nga Leoreta Xhaferi
Gjykimi
Ikur prej turmës
Kohës, mbeta flijuar…
Prehrit të saj hodha
çdo të drejtë gjykimi…
Unë njeriu,
fajtori I përjetshëm
burgosur qënies sime
Pa të drejtë lirimi.
Trazirë globale
Me xhup krahëve dola dhe sot
Mbi kalldrëme guri pranvera fjetur
Shi prej bore zbret shkallëve të qiellit
Njerëz ngado me shpresën tretur.
Trazirë globale hijet në luftë
Ngado dëgjohen lajme të trishta
Ne këtu dimë aq sa na lejohet
Hile kupolash, lojëra të pista.
Më pëlqeu që të paktën po lexoja poezi të shkruar shqip në mënyrë të rregullt sipas gramatikës e sintaksës, se janë bërë shumë poetë e shkrimtarë që duhet përkthim dhe redaktim.. Suksese Leoreta..