Poezi nga Zhaneta Barxhaj

 
Poezi nga Zhaneta Barxhaj
 
 
***
 
Patkonjtë ngecur zemrës kanë zënë të ndryshken.
Pikojnë nga pak dhe i bronzuan gjurmët,
duke u ngatërruar udhën,
hijeve, ndjenjave, gjakut e ah-ut.
 
Zemër e patkonjtë,
kujt do i mbërthehesh hajmali gjirit?
 
 
***
 
A të merr malli,
të hysh syve të mi
e të drithmosh?!
 
A të merr malli,
për sytë mi,
ngulur si heshta syve të tu
teksa drithmoj?!
 
E mendoj këtë çdo çast
dhe nuk më ka marrë malli fare,
besoj se edhe ty njëlloj, fare fare.
 
 
***
 
Ëndrrat janë ato që të shtyjnë të jetosh.
Ëndrrat mashtrueset më të mëdha
viktimat e të cilave jemi ne.
Nuk arrij ta gjej kufirin që ndan jetën nga ëndrra,
se do të kisha ikur klandestin drejt saj
dhe le të quhesha atje ilegal…
 
 
 
***
 
Dhimbta e harrimit,
po më ther më fort se e mallit.
 
Lotët e harrimit, lajnë sysh kujtimet,
e më pikojë si gjëma kraharorit.
 
Buzët ndukin puthje harrimi,
gjakosen mbi dëshirimin që më nuk gjejnë.
 
E dua këtë kalvar, që na rikthen në jetë,
dhe na e kyç “ishte” në sirtarë.
 
Por sot, dhimbta e harrimit
po më ther më fort se e mallit.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s