Daria Menicanti
Kalendari poetik: Daria Menicanti (6 prill 1914 – 4 janar 1995)
Poete dhe përkthyese italiane, sot është 108 vjetori i lindjes së saj Nga viti 1932 deri në vitin 1937 ndoqi fakultetin e letërsisë dhe filozofisë në Milano. U diplomua me një tezë mbi analizën e poetit britanik John Keats. Punoi si mësuese deri në fund. Për dyzet vite me radhë (1939-1979) u mor me përkthime nga letërsia e gjuhës angleze. Ka botuar disa përmbledhje poetike. Ja një poezi prej saj (i dua poezitë e shkurtëra!):
TË GJITHA MACET JANË TË BINDURA SE…
E zezë sterrë me vezullim smeraldi, nga çatia
një mace po më vështron,
e vockël sa të shkrin gazit,
ama e bindur se është perëndi.

© shqipëroi Maksim Rakipaj