Poezi nga Raimonda MOISIU

 
Poezi nga Raimonda MOISIU
 
 
Hajde, pra më merr në krahë
 
Sytë e tu e sytë e mij,
S’është çudi që një ngjyrë kanë,
Shumë ja puthim njëri-tjetrit,
Zjarr mbi zjarr kur jemi pranë.
-.-
Lotë përzjerë me kaltërsi
Përmbi ballin tim pikojnë,
Sipër meje fryn si fllad
Sytë e qiellit me vështrojnë.
-.-
Ç’më shikon ashtu ti mua
Rreh qepallat si një flatër,
Ç’kuvendojnë sytë e tua,
Me një timbër krejt të kaltër.
-.-
Shtroje e kujt s’dua të jem
Veç e teje që më rri pranë,
Që noton në sytë e mi,
Si në detin e pa anë.
Hajde, pra më merr në krahë,
Sytë tanë një ngjyrë kanë.
 
 
Ëndërrat 
 
Me zbrazëtirën e trishtë të dëshirave të mija,
si gurët e copëtuar të kalldrëmeve të vjetra,
dritat e rrugës si flakë e zbehtë qiriri,
më tregojnë se në shpirtin tim,
rri fshehur pëshpërima e mbretërisë
së ëndërrave,
e kësaj zemrës sime të cmëndur.
-.-
Vrapoj në hapësirën e lirë,
këmbët e mija rrahin fort
duke lënë gjurmët e dëshpërimit.
Mundohem të iki sa më lart,
Të rilind,
Të vallëzoj në qelqin e reve,
të marr frymë,
ajër,
të hap krahët,
të përqafoj qiellin blu,
të strukem pranë mëkatit.
Në duart e mija, të shtrëngoj fort,
kujtimin ,- të mos humbasë rrugën.
Të ëndërroj të dashurin tim,
njomjen e buzëve të etura,
përvëlimin e vatrës së zjarrit,
që nuk e shuajnë dot,
as pikat e djersës
së ofshamave cjerrëse.
Të ngatërrohemi me carcafët cdo natë,
Në cdo ind të trupit tim
si një trumbë ajrore fluturimesh
të ndjej
ngrohtësinë e bulëzave të gishtave,
që më ndez zjarrminë e dëshirave të gjoksit.
 
Të mos ndalem së ëndërruari në dashuri,
 
Ëndrrat!
Pas të cilave qëndrojnë,
Adhurimi e dashuria,
Bukuria e syve të kaltër,
Plot imazhe vezulluese qiellore.
Përqafimet e shpirtit të brishtë,
dhe puthjet e rrëmbyera netëve pagjumë…
Të ëndërroj,
Se jemi ende zgjuar në këtë botë,
Se dicka vjen ndryshe nga dita që shkon,
Se jeta jetohet edhe duke ëndërruar!
Si një Grua!
Grua, – në tërë dimensionin shpirtëror;
Të pasionit, ndjenjave dhe dëshirave!
 
 
PLAKA JETË
 
Ja tek më ke, i thashë jetës,
Zemërmbushur me dashuri,
Ç’kthjellon në sy, ti plakë e vjetër!
Ashtu kthjellon këtu në gji.
Nuk ma ka ënda më të trishtohem,
As të mendoj për njerëz që s’janë kund,
Dua shpirtbukur jetës t’i shijohem,
Deri sa zemra t’i thotë fundit fund.
 
Raimonda Moisiu
Jacksonville Florida USA
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s