Poezi nga Sabit Rrustemi

 
Poezi nga Sabit Rrustemi
 
 
PRITJA IME E PËRJETSHME
 
Kur të dëshiroj e s’ të kam pranë
pritjes sime të përditshme
ia hedh duart rreth qafës
lehtas e afroj n’gjoksin tim
dhe e puthë njëjtë si Ty
 
Mbase më vështron nga larg
i yti sy
fshehur diku tej reve
e ma shuan pakëz
këtë zjarmi
 
Pritja ime e përjetshme
 
 
NËN PLUHURIN E HARRESËS QË BIE
 
Marr një pjesë mëngjesi në Çepur
një fluturim mëllenje në ikje
 
Marr dhe një aguliçe të posaçelur
e tërë pamjen që e shoh
nga kjo dritare e deri te ajo Plisore
në krye të Livadheve të Verdha
 
Dhe atë kupolë të mërrolur qielli
që më rri tutje syve lart e marr
e i nis kah Ti kudo që je
 
Ta keshë dhuratë prej meje
për një Ditë që posa u lind
syve të Tu e syve të mi
 
Shpendshkruara ime e dashur
që t’i jap falas përditë shikimet e mia
si t’i bashkëngjitem flurutirmit tënd
e ta zë atë hap në ardhje
atë hap që i la në pritje
dhe udhët
orët …
 
E trembshmja ime e bukur
që më dridhë e grishë parreshtur
si s’të lodhën ditët në ikje
e pakthyeshmja kohë
ajo ëndërr që s’u zu…
 
Supeve të mia
të pushoje një trohë
desha
shpirtëvockëla ime
 
e ta ndieje aromën time prej njeriu
atë puls zemre që për Ty rrah ende
 
… se nesër
nesër kur s’di kah do të endesh
hiri i këtij Mali
djegur nën diell
e i qullur nën shi e borë
do të pyes
ku e le
ku e fshehe gjithë atë dashuri
 
Ktheje kokën nga pafundësia
që shtrihet sipër nesh
ofshamën e qiejve dëgjoje
se si na përplaset brinjëve
 
Nën pluhurin e harresës që bie
çdo gjë zverdhet
pos kësaj dashurie
 
(9 Mars 2021 – 9 mars 2022 )
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s