HIRI HYJNOR / Fragment nga romani i autores Hasije Selishta Kryeziu

 
HIRI HYJNOR
 
 
***
 
Elizabeta kishte dalë në natyrë për të bërë një shëtitje. Nën mjegullën e mëngjesit, syri i saj përpiqej të depërtonte më tej përgjatë shtjellave të zbardhëlluara të saj. Rreth e përqark zogjtë cicëronin. Ajo shëtiti përgjatë parkut dhe në fund u nis në drejtim të liqenit. U ndesh me një trung të lagur nga vesa e mëngjesit. Ishte zhytur në një vizion që s’po mbaronte. Nëpër kokë i silleshin gjithë bisedat e zhvilluara e në veçanti ato që kishte parë. Ecte dhe mendonte pafajësinë e vet. Kurrë nuk do ta arrinte kohën që kishte shkuar… Jetën e një shprehjeje të zhgënjyer. Pastaj, Zhakun e Zhanën i paramendoi si dy të çmendur.
Duke u futur në një rrugë anësore, ideja për dashurinë e munguar ia qetësoi disi kokën dhe ia zbuti rrebelimin. Pas aq shumë netësh të pagjumë, ajo po shëtiste e vetme dhe e rrethuar nga bota e saj. Vështroi zgavrën e një druri të vjetër dhe ndjeu dhimbjen e plagës së tij.
Frynte një erë e lehtë, e cila rrëzonte gjethet në tokë. U ul nën këmbët e një druri gati të zhveshur si të ishte Vjeshtë, nxori nga çanta një copë letër të zhubrosur dhe shkruajti:
“Dita më e veçantë e jetës time do të jetë takimi… “.
Ndjeu një fuqi të papërmbajtshme. Gjethet e pemëve vazhdimisht binin. Era që frynte filloi të bëhej më e fortë. Rigat e shiut po afroheshin. Në fillim ishin pika të rralla, por të mëdha, pastaj u bënë më të shpeshta dhe të imëta dhe së fundi filluan t’i fërfëllinin bashkë me shushurimën e tyre nëpër pemë.
Masivet gri të reve dukej se po dendësoheshin dhe paralajmëronin kohë të lagësht për gjithë ditën. Qetësia tani prishej edhe nga vërtitja dhe cicërimat e shqetësuara të zogjëve. Ata largoheshin të trembur dhe humbisnin kush e di se ku…? Shiu befas ishte bëre më i rrëmbyeshëm aq, sa ajo po lagej krejt. Për t’u mbrojtur nga lagështia, u afrua edhe më pranë trungut. Ashtu e mbledhur dhe shtrënguar pas pemës vazhdimsht mendonte se si do ta priste çastin e duhur… takimin. Kishte shqyrtuar me vëmendje çdo detaj. Duke filluar nga përqafimi e gjerë te shtrëngimi i thellë.
Era filloi të përplaste shiun me furi. Ky shi për një moment ju duk si shpërthim i gjithë atyre lotëve të mbledhur për vite e vite të tëra. Ndjente përqafimin e Shpersës.
Vetmia vërshonte brenda saj. Shiu që binte mbi fytyrë ia pengonte shikimin.
Nën përqafimin e nënës ajo ndjente një botë të tërë përvuajtjeje dhe tejet përmalluese. Përmblodhi pak forcat dhe i tha vetes:
– Mos bëj më pyetje!
U ngrit në këmbë dhe filloi të vraponte. Humbi poshtë drunjëve që pikonin shi.
 
 
hasije
 
Hasije Selishta Kryeziu
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s