Kalendari poetik: Charles Baudelaire (1821-1867) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Charles Baudelaire
 
Kalendari poetik: Charles Baudelaire (1821-1867)
 
Sharl Bodler, u lind më 9 prill 1821, në Paris. Poet, shkrimtar, përkthyes, kritik arti, gazetar, mbahet nga kritika si njëri nga poetët më të mëdhej të shek XIX, vepra e tij qe pararendëse e “poetëve të mallkuar”, si p.sh., Verlaine, Mallarmé, Rimbaud etj. Por “i mallkuar” apo i bekuar qoftë, gjithsesi mbetet poet i madh; ja përzgjedhja ime sot në 201 vjetorin e lindjes së tij:
 
 
SHPIRTI I VERËS (L’âme du vin)
 
Këndoi brenda plloskës shpirti i verës:
“Drejt teje jam nisur, o njeri i mjerë,
Nga burg i qelqtë ku më kanë dyllosur,
Vëllazëri të sjell e dritë të pasosur!
 
E di sa mundim duhet ndër ato vreshta,
Ku dielli përvëlon e çurg shkon djersa,
Që unë të marr jetë dhe të marr shpirt;
Ndaj mosmirënjohës s’jam dhe as i lig,
 
Se me gaz pamasë vërshoj i dalldisur
Në fytin që mundimi e ka kapitur,
Më mirë varrosem në atë gjoks të ngrohtë,
Se të ngrij në qilarin akull të ftohtë.
 
E ndjen këngën që të dielave kumbon
Dhe shpresën që në gjirin tim cicëron?
Kur ulesh e mëngët në tryezë përvesh,
Pimë, lëvdomë dhe i lumtur do të jesh;
 
Dhe sat shoqeje, do t’ia ndez vështrimin;
Hare dhe fuqinë do t’i jap tët biri
Kam për të qënë edhe për më të brishtin,
Si vaji, që forcon muskujt e sportistit!
 
Në ty të zhytem, si ushqim i bekuar,
Që na fal Ai Mbjellës i adhuruar,
Dhe kështu të lindet poezi e gjallë,
Që ngjitet drejt Zotit si lule e rrallë!”
 
 
maks
 
© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s