Poezi nga Sinan Vaka

 
Poezi nga Sinan Vaka
 
 
PRANVERË
 
Vishet me mjegull pema e shpirtit.
Vjeshta e ngjyrave mbi kurorën e mendimeve
shpërndan trishtimin me plogështi moshe,
për të gjetur virtytin e ëndërrimeve.
Duhet të shes vitet, pra çfarë iku.
Mos prit lule shpirti im.
Pranverë për ty
Vjeshtë për mua.
 
Më ka dhënë fati ritmin e këngëve.
Pushtoj kufijtë e ndërgjegjes ku gjendet liria.
Vlerësoj dritësinë e fatit
me prangat e buzës tënde që ende magjeps.
Eja! Braktisu te ëndrrat e mia,
si rrushi në vjeshtë duke u harlisur .
Çdo kokërr frymëzimit ngjan me sytë e tu
jo më kot zemra rikthen
Pranverën te mua.
 
 
ËSHTË DËSHIRA JOTE
 
Është dëshira jote të ngresh qepallat.
Të ngresh forcën e mijëra luleve të pranverës,
që në agun e thellë hapin petalet e bardha,
për të veshur margaritarët e vesës .
 
Sa dëshirë kur zgjohesh mëngjesit në flirt,
në shenjën vrastare të hireve të tua !
Ndjen vullkanin e thellë që mërmërit “o shpirt”,
ndjej psherëtimën e shpirtit kur them “ të dua “ .
 
 
FJALË TË BURGOSURA
 
Muza ime vargëzon e vozit pranë humnerës,
ndërsa më përplas shpirtit revoltë mendimesh.
Fjalë të burgosura dikur, tani përflasin njerëz,
herë herë djallëzisht arratisen pas hiresh .
 
Sa pak pasuri të jep toka pas vdekjes !
 
Jam i bindur se ti ke forcën e brishtë të lules
dhe ngrica e tradhëtise ti përthan petalet…
Por ke nga dashuria forcën e marrëzisë
për vuajtjen time duke më shtuar hallet…
 
Dhe toka të jep pak pasuri pas vdekjes !
 
Të kthesh kokën mbrapa gjen vetëm dhimbje
prandaj arratisem shpesh portave të harrimit,
asgjë të denjë, nuk më sjell kjo kohë pa shije
harrohem dëshirshëm, pas teje mëshirimit .
 
Sa pak pasuri të jep toka pas vdekjes !
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s