Anila Kananasi Karapidou publikon vëllimin poetik “Muri i kohës”

 

 
Anila Kananasi Karapidou publikon vëllimin poetik “Muri i kohës”
 
Titulli: Muri i kohës
Autore: Anila Kananasi Karapidou
Redaktor: Adem Xheladini
Arti grafik (Ilustrimi): Omatee Ann Marie Hansraj
 
 
Muri i kohës, kronikë shënimesh dhe shtrojë e shpalosjes së shpirtit dhe ndjenjave(qasje parathënëse mbi përmbledhjen poetike “Muri i kohës” të Anila Kananasi Karapidou)
 
Tashmë autorja-poete Anila Kananasi Karapidou shndërrohet në një emër, i cili përditë e më shumë po merr vendin që i përket në sistemin e ligjërimit përmes fjalës së shkruar, sidomos asaj artistike e që shpesh parapëlqejmë ta quajmë letërsi, apo thjeshtë poezi.
Poetika, metrika apo edhe muzika e vargjeve të poetes shqiptare nga Selaniku Anila Kananasi Karapidou, shpërfaqet nëpër motive të nduarnduarta të të rrëfyerit të çastit, të vendit, të emocionit.
Emocionet, si refleksion i gjendjes së shpirtit në shpërthimin kulminant apo edhe në çastin e heshtjes sublime vijnë kaq natyrshëm sa lexuesi s’ka se si të mos rrëmbehet dhe gjithsesi të ndjehet bashkudhëtar, bashkëndjenjës, apo edhe bashkëvuajtës me autoren e vargjeve.
Muri i kohës, jo më kot është pagëzuar kështu, meqë në këtë mur autorja ka vendosur me finesë çdo gur në atë kala me mure, ku thjeshtë çdo gur është rrëfim në vete.
Përmes shenjave të Murit të kohës, autorja e shpie lexuesin nëpër shumë shtigje, të cilat herë-herë duken si të pakapërcyeshme, e pokaq edhe në çaste ato shfaqen edhe si fanar drejt të ardhmes, e nganjëherë edhe si kronikë, heraheras si relikë për t’i dëshmuar ato përjetshëm përmes vargut të shkruar, i cili na shfaqet në laryshi figurash nga aspekti teoriko-letrar.
Me një fjalë, Muri i kohës, vjen për ta dëshmuar kohën në kapërcyell horizontesh dhe për t’i dhënë kohës vulën e kohës dhe dëshminë e ekzistencës përmes narracionit si refleksion i shpërthimit të brendësisë për t’u derdhur kështu si llavë vullkani, e fjala e shkruar për të qëndruar e jetuar si kult.
 
 
adem Xheladini
 
Adem Xheladini, Kërçovë
7 prill /2022
 
 
Detalles del producto
 
ASIN ‏ : ‎ B09XJ9GB4W
Fecha de publicación ‏ : ‎ 7 Abril 2022
Idioma ‏ : ‎ Inglés
Tamaño del archivo ‏ : ‎ 2049 KB
Uso simultáneo de dispositivos ‏ : ‎ Sin límite
Texto a voz ‏ : ‎ Activado
Lector de pantalla: ‏ : ‎ Respaldados
Composición tipográfica mejorada ‏ : ‎ Activado
X-Ray ‏ : ‎ No activado
Word Wise ‏ : ‎ No activado
Número de páginas ‏ : ‎ 61 páginas
Préstamo ‏ : ‎ Activado
 
 
anila
 
Autore: Anila Kananasi Karapidou

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s