Mark Strand
Kalendari poetik: Mark Strand (1934-2014)
U lind më 11 prill 1934 Mark Strand, poet, eseist dhe përkthyes amerikano-kanadez. Në vitin 1990 u emërua Poet Laureate Consultant in Poetry në bibliotekën e Kongresit Amerikan. Në vitin 2004 u nderua me çmimin Wallace Stevens. Ishte profesor i Anglishtes dhe Letërsisë së Krahasuar në Columbia University prej vitit 2005 deri sa ndrroi jetë më 29 nëntor 2014. Ja poezia që përzgjodha sot prej tij:
“Jepmëni shtatë rreshta të shkruar nga më i ndershmi i njerëzve dhe ju gjej unë një shkak për ta varur” – Kardinali Richelieu
IN MEMORIAM…
S’kemi gjetur dot rreshtat e fundit që shkroi
dhe s’e morëm vesh ku ishte kur e gjetën.
Nga nderi i tij, ka gjasa se njerëzit nuk dinë gjë
dhe shumë dyshojnë në ka jetuar vërtet.
Punë e madhe. Fakti që ka vdekur
është shkak i mjaftë të besojmë se ka patur shkaqe për këtë.

© shqipëroi Maksim Rakipaj